Pas një takimi ?me dëshmitarë?, siç premtoi, me ambasadoren e SHBA në zyrën e tij, Ilir Meta nuk pranoi të zbulojë asnjë detaj mbi temat që u diskutuan.

Ai nuk pranoi as që të ishte aktor apo faktor në procesin e negociatave për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, por dha mesazhet e tij që më së shumti i adresoheshin opozitës.

Por edhe pse në asnjë moment nuk bëri asnjë tentativë për të negociuar mes palëve për Reformën Zgjedhore, proces që është marrë në duar nga ndërkombëtarët, duket se mendimi i Presidentit Meta ka shume vlerë për kreun e opozitës. Meta pranoi se paraditen e sotme është telefonuar nga Lulzim Basha.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, presidenti denoncoi edhe një herë atë që e quan tentativë e shumicës për të uzurpuar institucionin e KLSH që prej afro 2 vitesh drejtohet nga një kryetar me mandat të përfunduar, pas refuzimit të 3 kandidaturave të propozuara nga presidenti.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/